Lajme

Zbulohet tuneli i fshehtë në kufirin Poloni-Bjellorusi, kapen 130 emigrantë

12/12/2025 19:23
nga:Y I

Më shumë se 180 emigrantë hynë në Poloni përmes një tuneli sekret në një pyll në kufirin me Bjellorusinë.

Rojet kufitare njoftuan se 130 prej tyre u ndaluan në Poloni pasi kalimi u zbulua. Autoritetet theksojnë se pjesa tjetër e emigrantëve po kërkohen.

Autoritetet publikuan video të tunelit, vetëm 1.5 metra të lartë, i cili mbështetej nga copa druri dhe shufra metalike. Polonia është përballur me një krizë emigracioni në kufirin e saj me Bjellorusinë që nga viti 2021.

Ajo ka akuzuar Bjellorusinë dhe Moskën për komplot për të destabilizuar Poloninë duke inkurajuar njerëzit, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të kalojnë kufirin. Bjellorusia dhe Rusia i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Roja kufitare tha se ishte tuneli i katërt që kishte zbuluar këtë vit në rajonin Podlaskie.