Lajme

Ambasada e Zvicrës mbështet ‘Demokracia në Veprim’ për monitorimin e zgjedhjeve!

12/12/2025 16:22
nga:Y I

Drejtori ekezkutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Ambasadës së Zvicres në Kosovë.

Në njoftim e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë theksohet se Zvicra është krenare të mbështesë vëzhgimin e zgjedhjeve të udhëhequr nga shoqëria civile nga ‘Demokracia në Veprim’ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë më 28 dhjetor 2025.

“Mbështetja e organizatave lokale të shoqërisë civile për të vëzhguar procesin zgjedhor forcon transparencën, llogaridhënien dhe besimin e publikut në këtë moment të rëndësishëm.Pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në zgjedhje rrit demokracinë duke garantuar që çdo komunitet, perspektivë dhe zë të përfaqësohet, dhe që çdo votë vlen” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

‘Zgjedhjet e lira, të ndershme, dhe transparente janë themeli i çdo demokracie’ thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Zvicra 🇨🇭 është krenare të mbështesë vëzhgimin e zgjedhjeve të udhëhequr nga shoqëria civile nga Demokracia në Veprim Demokracia në Veprim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë më 28 dhjetor 2025.

Zgjedhjet e lira, të ndershme, dhe transparente janë themeli i çdo demokracie. Mbështetja e organizatave lokale të shoqërisë civile për të vëzhguar procesin zgjedhor forcon transparencën, llogaridhënien dhe besimin e publikut në këtë moment të rëndësishëm.

Pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në zgjedhje rrit demokracinë duke garantuar që çdo komunitet, perspektivë dhe zë të përfaqësohet, dhe që çdo votë vlen.