Lajme

Raporti i KLGI: Pjesëmarrja qytetare në komunat e Kosovës mbetet e kufizuar

12/12/2025 14:55
nga:Y I

Kosovo Local Government Institute (KLGI) ka publikuar raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në nivel lokal për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë mbi mënyrën se si komunat po përfshijnë qytetarët dhe grupet e interesit në proceset vendimmarrëse.

Sipas të dhënave të raportuara nga 18 komuna:

Asnjë komunë nuk ka pranuar propozime nga grupet punuese të jashtme, iniciativat qytetare apo Komitetet Konsultative.

84.51% e komunave kanë zhvilluar procese të konsultimit publik.

71% kanë përmbushur kriteret administrative dhe teknike të kërkuara për këto procese.

65.19% kanë publikuar raporte të konsultimeve për të garantuar transparencën.

Asnjë kryetar komune apo Kuvend Komunal nuk ka kthyer projekt-propozime për mosrespektim të standardeve minimale.

Raporti nënvizon se, megjithë përpjekjet formale, pjesëmarrja reale e qytetarëve mbetet e kufizuar dhe nuk ka përfshirje aktive nga grupet jashtë institucioneve.

KLGI rekomandon forcimin e mekanizmave konsultativë dhe rritjen e transparencës, për të garantuar që vendimet lokale të reflektojnë interesat e komunitetit.