Kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, ka njoftuar ambasada britanike në vend.
“Jemi krenarë të shënojmë edhe një arritje tjetër për Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, shkroi ambasada.
Kadet Oficer Gent Dakaj u nderua edhe me Medaljen e Sandhurst nga Gjeneral Major Nick Coëley OBE, Komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.
“Urime Kadetit Dakaj për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme në FSK”, shtoi ambasada britanike.


