Sporti

Superliga e basketbollit rikthehet me disa ndeshje interesante

12/12/2025 13:27
nga:Mergim Rreci

Elita e basketbollit kosovar, rikthehet këtë vikend me ndeshet e xhiros së 11-të.

Superliga është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, ku fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

Bora-Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

Të dielën ndeshen skuadrat me traditë Sigal Prishtina dhe Bashkimi, në një takim që pritet të jetë emocionues. Prishtinasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi pësuan tri humbje radhazi.

Java e 11-të mbyllet me ndeshjen Rahoveci 029 – GO+ Peja. ‘Vreshtarët’ kanë katër fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët shtatë fitore e tri humbje.

Superliga/Java 11

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

19:30 Bora – Vëllaznimi

E diel

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

19:30 Rahoveci 029 – GO+ Pej