Lajme

Geci viziton nëndegën e LDK-së në Linz: Mbështetja juaj ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është shtylla jonë e forcës në këtë rrugëtim

12/12/2025 10:11
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, ka vizituar nëndegën e partisë në Linz, nën udhëheqjen e kryetarit Mehdi Prushi, raporton GazetaBlic.

Geci thotë se kjo nëndegë ka qenë gjithmonë ndër më funksionalet dhe mët ë përkushtuarat në mbështetje të kandidaturës së tij për deputet.

Postimi i plotë:

LDK 123✅

Fadil Geci 33✅

Faleminderues për mikpritjen dhe mbështetjen

Sot pata kënaqësinë të vizitoj nënndegën e LDK-së në Linz, nën udhëheqjen e kryetarit Mehdi Prushi, i cili na mirëpriti me zemërhapje dhe respekt. Ju faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që nga fillimi e deri sot. Nënndega juaj ka qenë gjithmonë ndër më funksionalet dhe më të përkushtuarat në mbështetje të kandidaturës sime për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Faleminderit që në çdo hap keni qenë krah nesh dhe krahu i LDK-së. Mbështetja juaj ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është shtylla jonë e forcës në këtë rrugëtim.

Në takim morën pjesë edhe:

Miftar Zogragja, Dul Krasniqi, Ahmet Sallahi, Sylejman Shala, Nazmi Havolli, Besim Zeqaj, Ilmi Bajraktari, Mergim Sallahi, Berat Kosumi, Femi Beha dhe Safet Beha.

Me respekt,

Fadil Geci.