Lajme

Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

12/12/2025 09:58
nga:Sh R

Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja mes dy personave në Podujevë.

Më pas është përfshirë edhe i treti i cili ka kanosur njërin nga të dyshuarit të përfshirë në rrahje.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes dy meshkujve kosovarë, ndërsa më pas ka ardhur edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kanosur njërin nga të dyshuarit të përfshirë në rrahje”.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që ishin rrahur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që kishte kanosur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.