Lajme

Nuk e ktheu veturën e marrë me qira, arrestohet i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës

12/12/2025 09:36
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të besimit që ka ndodhur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas raportit policor, më 11.12.2025 është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, pasi dyshohet se më 21.11.2025 rreth orës 19:00 kishte marrë me qira një veturë nga viktima, gjithashtu mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer atë.

Policia bën të ditur se vetura është konfiskuar nga i dyshuari dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.