Lajme

Raporti i Albin Kurtit me Edi Ramën – Ja si e komenton kryeministri n’detyrë marrëdhënien e tyre

12/11/2025 23:32
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” tregoi raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti tha se marrëdhëniet e tij me Edi Ramën janë konkrete dhe se bashkë kanë bërë 58 marrëveshje në dy mbledhje qeverisëse të përbashkëta me Shqipërinë.

Ai theksoi të arriturat të cilat i kanë bërë bashkë me Ramën e më të rëndësishme e theksoi se gjatë qeverisjes së tij dhe për herë të parë, është bërë që Kosova dhe Shqipëria e kanë Abetaren e njejtë për klasat e para, dhe se do ta bëjnë bashkë “Enciklopedinë shqiptare”.