Lajme

Albin Kurti për “Rezervat shtetërore”: Gjithçka që ka thënë Rozeta Hajdari për rezervat është e saktë, Prokuroria ka bërë shkelje

12/11/2025 21:26
nga:Genita C

I pyetur për rezervat shtetërore dhe aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhënë një përgjigje në “Politiko”.

Ai ka thënë se i beson Rozeta Hajdarit dhe se çdo gjë që ka thënë ajo është e saktë, shkruan Gazeta 10. Sipas tij, Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje.

Kurti tha se nuk mund të dyfishonte ministrat e tij sepse për atë arsye i cakton secilin prej tyre, por që e merr përgjegjësinë e plotë për çfardo rasti, shkruan Gazeta 10.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari.”, shtoi tutje Kurti.