Lajme

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

12/11/2025 17:52
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai do ta zëvendësojë ministrin e deritanishëm të këtij dikasteri, Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/