Lajme

Kurti: Nazif Gashi ishte shtyllë e boksit kosovar, humbje e madhe për sportin

12/10/2025 23:05
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së ish-boksierit të njohur Nazif Gashi, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për sportin kosovar, raporton GazetaBlic.

Kurti tha se Gashi ishte një figurë kyçe në ndërtimin e boksit modern në Kosovë, i njohur për disiplinë, karakter dhe përkushtim.

Ai kujtoi kontributin e Gashit në Klubin e Boksit “Prishtina” gjatë viteve ’70 dhe ’80, si dhe rolin e tij si trajner dhe selektor të përfaqësueses.

Kurti theksoi se trashëgimia e Gashit do të mbetet e përhershme dhe u shprehu ngushëllime familjes, komunitetit të boksit dhe gjithë adhuruesve të sportit.