Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Mehmet Klinaku, thotë se Aleanca mbetet garanci e sigurisë në vend, raporton GazetaBlic.
Klinaku thotë se Kosovës i duhet një kryeminsitër si Haradinaj.
Postimi i plotë:
Aleanca është shtëpia ime politike për shumë arsye.
Ky subjekt mbetet garanci e sigurisë në vend. Ashtu siç u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, edhe rruga më e shkurtër drejt anëtarësimit në NATO trasohet nga ky subjekt.
E në këtë situatë gjeopolitike, Kosovës i duhet një kryeministër si Haradinaj, dhe jo vetëm për këtë arsye.
Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.
#krahteje
#AAK129
#RamushHaradinaj1
#MehmetKlinaku39


