Lajme

Një i lënduar nga zjarri në një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit”

12/10/2025 09:04
nga:G B

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai njoftoi se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana për Gazeta Blic.

Zjarri përfshin një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë