Sporti

Van Dijk: Mirë që fituam sonte, sepse ka shumë zhurmë rreth nesh!

12/09/2025 23:36
nga:Lorik J

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, reflektoi mbi moralin e ekipit pas fitores së tyre të fundit 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Duke folur pas ndeshjes, Van Dijk shpjegoi: “Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në një periudhë në të cilën ndodhemi.

“Nuk është kurrë e lehtë të vish këtu… gjithmonë do të jetë e vështirë. E trajtuam mirë ndeshjen. Është detyrë e jona të performojmë në fushë sepse kjo është e vetmja gjë që mund të kontrollojmë. Duam të fitojmë dhe kemi cilësinë për të bërë.

“Nuk ndryshon asgjë. Padyshim që ka shumë zhurmë nga bota e jashtme. Sidomos nëse nuk performon mirë dhe kjo është e merituar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport