Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij është gati për fillimin e fushatës zgjedhore, raporton GazetaBlic.
Në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët e komunave në selinë qendrore të LDK-së, Abdixhiku tha se partia është e mobilizuar dhe e koordinuar për angazhim në çdo qytet e fshat.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe shpresë, duke shtuar se LDK do ta çojë fushatën përpara me ekip, dinjitet dhe përkushtim.
Postimi i plotë:
Gati për fushatë!
Gati për mobilizim e angazhim nacional.
Sonte, në selinë qendrore të LDK-së, u mblodhëm në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët tanë të komunave. Një takim përplot energji, përkushtim dhe angazhim drejt fushatës elektorale.
Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetsrët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit.
LDK është gati. Strukturat tona janë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat.
Ndjenja e gadishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që
Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë.
E filluam këtë betejë si ekip.
E vazhdojmë si ekip.
Dhe do ta përmbyllim si ekip.
Shpresë ka. Zgjidheni atë!
#LDK123


