Lajme

Latifi pret Begajn, e nderon me ‘Medaljen e Lirisë’

12/09/2025 18:16
nga:N K

Sipas njoftimit nga Komuna e Rahovecit, Begaj e uroi kryetarin Latifi për mandatin e tij të katërt në krye të komunës, ndërsa bashkëbiseduan për temat që vazhdojnë të bashkojnë dy shtetet dhe kombin shqiptar: sigurinë, kulturën, ekonominë, si dhe misionin e përbashkët për ruajtjen dhe forcimin e vlerave kombëtare kudo ku jetojnë shqiptarët.

“Kryetari theksoi rolin dhe vlerat kombëtare të Rahovecit, komunë që historikisht i ka dhënë shumë vendit. Po ashtu tregoi për arritjet, sfidat dhe sukseset, si dhe pasurinë bujqësore e kulturore që e bëjnë Rahovecin një komunë me potencial të madh zhvillimor”, thuhet në njoftim.

Në shenjë nderimi të lartë institucional dhe atdhetar, i dorëzoi presidentit dekoratën “MEDALJA E LIRISË”, me motivacionin “Për kontributin atdhetar e humanist, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare në të gjitha etapat e historisë sonë, për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin kombëtar e ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në trojet etnike shqiptare.”