Sporti

Portieri i Pafos para duelit me Juventusit: Ne nuk shkojmë në Torino për barazim

12/09/2025 16:00
nga:Lorik J

Përpara ndeshjes midis Juventusit dhe Pafos, Neofytos Michael, portieri i klubit qipriot dhe ekipit kombëtar të Qipros, dha një intervistë për Tutto Juve.

Portieri shprehu besim tek ekipi i tij dhe shpjegoi se si ata synojnë të sfidojnë Bianconerët:

“Ne duhet të qëndrojmë besnikë ndaj vetes: të organizuar, të guximshëm, të disiplinuar. Sigurisht, në Torino duhet të jemi edhe më kompaktë, veçanërisht në minutat e para.”

“Juventusi është gjithmonë Juventus. Është një ekip që e kam parë dhe admiruar që nga fëmijëria. Trajneri i ri sjell energji dhe ide, kështu që presim një ekip shumë agresiv dhe të motivuar.”

“Një barazim jashtë fushe në Torino është gjithmonë një rezultat i mirë. Por ne nuk shkojmë atje për të luajtur për një barazim”, përfundoi Michael.

/GazetaBlic Sport