Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë zhvilluar një takim me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, Siç bën të ditur kjo odë, Debevoise shprehu interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë.
“Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe”, thuhet në një njoftim të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.


