Kylian Mbappe nuk është stërvitur sot me skuadrën e Real Madridit.
Sipas informacioneve nga Spanja, Mbappe nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme të mëngjesit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi francez është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Manchester City, kjo për shkak të dhimbjeve të mëdha muskulore.


