Gjigantët belgë Club Brugge kanë njoftuar shkarkimin surprizë të trajnerit Nicky Heynen vetëm 48 orë para se të presin Arsenalin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Lajmi për ndryshimin e trajnerit erdhi si rrufe në qiell të hapur. Heynen, i cili u emërua trajner në qershor 2024 pas një periudhe të suksesshme si trajner i përkohshëm, është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.
Ivan Leko do të marrë drejtimin e klubit, në atë që është një rikthim i mirëpritur në klub.
/GazetaBlic Sport

