Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 30 kandidatët nga pesë degët e Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Ai vuri në pah se 50% e kandidatëve janë gra, si pjesë e përkushtimit të partisë për përfaqësim të barabartë dhe profesional.
Abdixhiku shprehu bindjen se Prishtina do të flasë sërish e para dhe i bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin shpresën.


