Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhje, ku ka marrë vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit që do të përdoret në vendvotime brenda vendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas vendimit, kryesuesi i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi ka bërë me dije se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë fletëvotim. Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka miratuar fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë, si në përbajtje ashtu edhe në dizajn.


