Lajme

Hykmete Bajrami: 131 milionë euro humbje të energjisë në veri gjatë qeverisjes Kurti

12/08/2025 18:00
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë Kurti për rritje të ndjeshme të humbjeve të energjisë në komunat veriore, duke thënë se ato kanë arritur në gjithsej 131 milionë euro gjatë viteve 2021–2023, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, humbjet janë rritur nga 4 milionë euro në vitin 2020 në 63 milionë euro në vitin 2022, ndërsa ka shtuar se kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë funksionuar lirshëm në veri gjatë kësaj periudhe.

Bajrami ka publikuar edhe të dhënat nga raportet financiare dhe auditimet e KOSTT-it, duke kërkuar që qeveria të japë llogari për barrën financiare që, sipas saj, ka rënë mbi qytetarët.