Lajme

48-shi i VV’së, Mefail Bajqinovci: Më 28 dhjetor, votojmë për ta vazhduar punën dhe për ta forcuar fitoren

12/08/2025 15:38
nga:Genita C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë me numrin 48 në listën e VV-së, ndërsa subjekti ka numrin 116 në fletëvotim, raporton GazetaBlic.

Ai tha se synon të vazhdojë punën si deputet, duke theksuar besimin që ka marrë nga qytetarët në zgjedhjet e kaluara.

Bajqinovci u bëri thirrje votuesve ta mbështesin sërish, duke theksuar përkushtimin e tij për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.