Lajme

Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës

12/08/2025 14:17
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka miratuar këshillat e vendvotimeve.

Po në këtë mbledhje, me tetë vota “për” u miratuan edhe dizajnet e fletëvotimeve brenda Kosovës, në pikën e rendit të këshillit për operacione zgjedhore.

Ndërkohë, mediat janë larguar nga mbledhja, kur u diskutua për listën e kandidatëve potencial për anëtarë të komisionit të pranimit për pozitat e nivelit të ulët drejtues, pasi mbledhja u deklarua e mbyllur për publikun.