Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë vonë listën për deputetë, për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
Emrat e parë janë pothuajse të njëjtë, sikurse në zgjedhjet e kaluara, por as pjesa tjetër s’ka fort ndryshim.
Megjithatë, mes tyre është edhe Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë që po hetohet nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës, lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.



