Lajme

“Haradinaj i ka ikur akuzës që AAK është parti familjare, pas prezantimit të listës”

12/08/2025 09:24
nga:G B

Në emisionin “Ora Shtatë”, nuk shpëtoi pa i diskutuar edhe lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Analisti Azdren Shala, thotë se Ramush Haradinaj, kreu i AA-së, me listën e përpiluar i ka ikur akuzës që partia e tij është parti familjare, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë listë që e ka përpiluar, e ka hequr akuzën që Aleanca është parti familjare. I ka postuar goxha poshtë njerëzit e vet, që kanë qëlluar të familjes, sepse me ta e ka bërë luftën në fund të ditës, dhe e kemi në dysh Besnik Tahirin, një  nga vlerat e politikës në Kosovë, jo vetëm në Aleancë.

Ndërsa avokati,  Azdren Bytyqi, thotë se lista e AAK-së, është më e mira e mundshme që mund të kishte bërë Haradinaj.