Ish-Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami.
Në këtë Video, ambasadori Bosch ka thënë se Artanin e njeh që kur ishte në Kosovë si ambasador.
Bosch ka treguar se Behrami e kishte bindur atë që të flas në protestën masive që u mbajt në muajit shtator në Hagë.
“Ai më kontaktoi para disa javësh, kur ata kishin një protestë të madhe në Hagë kundër Gjykatës Speciale, ku më shumë se 4,000 ose ndoshta edhe 6,000 kosovarë nga e gjithë Evropa erdhën për të protestuar. Dhe ai më kërkoi të mbaja një fjalim, sepse Artani ka qenë shumë aktiv në luftimin e padrejtësisë së kësaj gjykate:, ka shtuar ai.
Bosch shprehet i lumtur që ka arritur që të ndihmojë Behramin në fushatën për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
Ai ka theksuar se Behrami ka shumë kontakte në botë.
“Ai ka shumë kontakte, gjë që është, sigurisht, shumë e rëndësishme. Unë jam një nga kontaktet, dhe Artani më përdori mua si kontakt. Ai po e bën këtë më shumë për një kauzë të mirë, gjë që është, sigurisht, shumë mirë”, ka thënë ai.
Artan Behrami ka shpërndarë këtë Video në rrjetet sociale, duke shkruar se në pesë vitet e fundit çdo ditë ka qenë i angazhuar për të ndërkombëtarizuar padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Një ndër miqtë më lojal të Kosovës, padyshim është ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch”, ka shkruar Behrami.
Artan Behrami edhe në këto zgjedhje mban numrin 75 në listën e PDK-së.


