Lajme

Lushtaku zyrtarizon kandidaturën: Garoj me numrin 100, simbol i angazhimit për të rinjtë

12/07/2025 20:17
nga:Genita C

Mërgim Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në listën e PDK-së, duke theksuar përkushtimin dhe besnikërinë ndaj qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Ai do të garojë me numrin 100, simbol të angazhimit të tij dhe të besimit në rolin e të rinjve në politikë.

Lushtaku ka falënderuar mbështetësit për motivimin dhe energjinë që i japin, duke nënvizuar nevojën që PDK të mbetet një parti e hapur dhe e fortë.