Martin Vulaj, përfaqësues i Shoqatës për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane, ka folur për vëmendjen që i është kushtuar situatës në Kosovë në Senatin amerikan, duke theksuar se ka pasur shqetësime dhe kritika nga anëtarët e Senatit për qeverinë amerikane se janë tolerues ndaj Serbisë.
Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, Vulaj tha se në senat e kanë fajësuar Serbinë, si elementin kryesor për destabilizim të Ballkanit.
“Në këtë aspekt ka pasur edhe kritika për qeverinë amerikane që kanë qënë tepër toleruese ndaj Serbisë, dhe e kanë fajësuar Serbinë si elementin për destabilizim kryesor në rajon të Ballkanit. Është koha për një qasje tjetër ndaj Serbisë, me pjekë pyetjen a je me ne, apo me ata. Kjo administratë është më shumë bardhë e zi”, tha ai.
Derisa shtoi se, sipas tij, ShBA dhe Evropa i kanë interesat e ndryshëm.
“BE i ka interesat ndryshe nga ShBA, normal që jemi aleatë kryesor në tregti dhe siguri, por e shohin qasjen e Ukrainës ndryshe. ShBA duan një zonë stabile, kurse BE është më agresive”, tha Vulaj.
Ndër tjerash, Vulaj tha se nevoja e qeverisë në Kosovë është e padiskutueshme.


