Lajme

Sot subjektet politike tërheqin numrat për fletëvotim

12/07/2025 07:18
nga:G B

Të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta bëj tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor me fillim nga ora 14:00.

Ndryshe, të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh dhe ndryshoi datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.