Lajme

E rëndë, po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar në Greqi

12/06/2025 16:22
nga:Sh R

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një dy vjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës ‘Pitbull’.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ku fëmija jetonte me babanë shqiptar dhe nënën britanike, transmeton Tch.

Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë, kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime shumë të rënda. 2-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Zakynthos-it, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.

Policia dhe autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë, për të sqaruar sesi ndodhi ngjarja.