Lajme

Tragjedi në Greqi, fëmija 18-muajsh sulmohet për vdekje nga qeni

12/06/2025 14:52
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Agios Leontas, Zakynthos, Greqi ku një fëmijë 18 muajsh u sulmua nga një qen.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, ku sipas burimeve të informuara mirë ishte tashmë tepër vonë, pasi djali i vogël humbi jetën, raportojnë mediat greke.

Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit.