Diamant Hysenaj do të kandidojë për primaret për Kongres në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, nga radhët e Partisë Republikane.
Për këtë arritje e ka uruar edhe kreyetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama e ka uruar Hysenajn përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se rrugëtimi i tij, i cili filloi nga Gjakova është një frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime Diamant Hysenaj për kandidimin në primaret për Kongres në Distriktin 14 të Nju Jorkut nga radhët e Partisë Republikane. Si bashkëqytetar me rrënjë nga Kosova dhe si një histori e gjallë e ëndrrës amerikane, rrugëtimi yt nga Gjakova drejt një gare për Kongres është frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në SHBA”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.



