Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se Sami Kurteshi duhet të tërhiqet pak nga zhurma publike dhe të reflektojë mbi qasjen e tij.
Kryeziu tha se funksioni publik që i është besuar kërkon disiplinë, maturi dhe kujdes maksimal në sjellje.
Ai potencoi se Kurteshi në disa prej veprimeve të tij të fundit shfaqen elemente që tejkalojnë politikën.
“Mendoj se z. Sami Kurteshi ka nevojë të tërhiqet pak nga zhurma publike, të reflektojë dhe të qetësojë qasjen e tij. Funksioni publik që i është besuar kërkon disiplinë, maturi dhe kujdes maksimal në sjellje. Në disa prej veprimeve të tij të fundit shfaqen elemente që tejkalojnë politikën dhe që, realisht, kërkojnë një trajtim të natyrës jopolitike” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Sami Kurteshi ka patur kohët e fundit përplasje të forta me gazetarët duke i cilësuar si ‘aleancë e grupeve kriminale’.
Reagimi i plotë i Kryeziut:


