Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, që të sigurojë transparencë lidhur me importin e energjisë.
Ajo kërkoi nga Rizvanolli dhe institucionet përkatëse që të publikojnë informacionet mbi marrëveshjet për blerjen e energjisë, përfshirë cilat kompani janë duke furnizuar Kosovën me energji, çmimin e saj, origjinën dhe kostot e transportimit.
“Ju bëj thirrje zonjës Rizvanolli dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë publik informacionin se nga kush po blejmë energjinë, sa po paguajmë për energjinë dhe nga cilat burime po e importojmë. Gjithashtu, më lejoni t’ju them se qeveria ka thënë që nuk importon energji, por kjo nuk është e vërtetë. Qeveria ka importuar energji, madje edhe kur zoti Kurti fliste për mafien energjetike”, tha Bajrami.


