Lajme

Hetimi i vdekjes në QKUK: Ky është personi që dyshohet se humbi jetën

12/06/2025 11:05
nga:N K

Një person ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Qendrën Kryesore Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima, e cila ka humbur jetën, dyshohet të jetë Meriton Ramadani nga fshati Miradi e Poshtme.

Sipas një njoftimi të publikuar nga fshati në Facebook, i ndjeri do të varroset sot, më 06.12.2025, në ora 14:00, në varrezat e kërij fshati.

Ndërkohë, policia e ka cilësuar rastin si hetim mbi vdekjen.