Sporti

Xhaka flet për shortin e Kupës së Botës

12/06/2025 10:11
nga:Y I

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka komentuar shortin e Kupës së Botës 2026.

Helvetikët në fazën e grupeve do të përballen me Kanadanë, Katari dhe njërën nga Kombëtaret të cilat do të kualifikohen nga play-offi, ku bëjnë pjesë Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda.

Futbollisti i Sunderlandit duke komentuar shortin, ka thënë se do të jetë një grup me kundershtarë interesantë, ku atmosfera do të jetë e mrekullueshme.

“Një grup vërtet i mirë me kundërshtarë interesantë. Sigurisht, do të jetë diçka e veçantë të luajmë kundër ekipit vendas në Kanada. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme.”, ka deklaruar Granit Xhaka.