Shorti për Kupën e Botës FIFA 2026 ka sjellur disa grupe interesante dhe sfiduese për ekipet kryesore.
Ndërsa Franca e gjeti veten në një shoqëri të vështirë me Senegalin, Norvegjinë dhe fituesin e një prej play-off-eve, edhe Brazili, nuk pati fat.
“Seleçao” u shortua në një grup me ekipet e Marokut, Skocisë dhe Haitit. Në një koment për SporTV, të cituar nga botimi francez Foot Mercato, trajneri brazilian Carlo Ancelotti nuk e fshehu se i respekton rivalët, dhe në veçanti ekipin afrikan, me vëmendje të shtuar.
Specialisti italian e përshkroi grupin si të ndërlikuar dhe theksoi forcën e ekipit kombëtar maroken, i cili u bë surpriza e madhe e Kupës së Botës së fundit. “Është një grup i vështirë. Maroku pati një Kupë Bote të shkëlqyer në Katar. Ata kanë një ekip shumë të fortë dhe ndeshja kundër tyre do të jetë e vështirë”, tha Ancelotti.
Italiani gjeti megjithatë një aspekt pozitiv që lidhej me kushtet e motit gjatë turneut.
“Mendoj se do t’i luajmë shumicën e ndeshjeve në mbrëmje, kështu që nuk do të kemi probleme të mëdha me klimën”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


