Ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se si e ka pritur sot kryetarin e ri të kësaj komune nga radhët e Listës Serbe për të bërë pranim dorëzimin e detyrës.
Megjithatë Zeqiri thotë se Millosh Peroviq nuk i kishte shkuar në takim.
“Sot e kam prit prej mëngjesit që po vjen në zyre. U informova prej stafit që ata kishin dalur. I prita në zyre që së paku të përshëndetemi e t’ia uroj”, ka thënë Zeqiri në FRONTAL të T7.
Zeqiri ka shprehur gatishmëri që të takohet me Peroviq, derisa mosshkuarjen e sotme në zyrë për takim e quan sinjal të keq për raportet ndër-etnike.
“Kjo i bie që s’dua të takohem me një ish-kryetar dhe një ish-punëtor. Është një mosgatishmëri në raportet ndër-etnike. Por është kompetencë e tij”, ka shtuar tutje ai.


