Sporti

Fakt interesant: Finalja e Botërorit, pushimi i pjesës së parë më i gjatë se 15 minuta

12/05/2025 21:36
nga:Mergim Rreci

Pauza pas pjesës së parë të finales së Kupës së Botës 2026 do të jetë më e gjatë se 15 minutat e zakonshme, u njoftua sonte gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit.

Lajmi u konfirmua nga prezantuesit e ceremonisë, Heidi Klum dhe Kevin Hart, transmeton GazetaBlic Sport.

Ende nuk ka informacion të detajuar se sa do të zgjasë pushimi midis dy pjesëve, por është e sigurt se do të kalojë 15 minutat standarde.

Kjo për shkak se do të ketë një ‘show’ të organizuar, i cili nuk është parë më herët në një finale të tillë.

/GazetaBlic Sport/