Lajme

KQZ-ja: Rreth 64 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit

12/05/2025 21:31
nga:Sh R

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka mbetur vetëm edhe 1 ditë për votuesit nga jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Dukagjini.

Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/