Sporti

Zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës, luhet në një stadium me 87 mijë tifozë

12/05/2025 21:07
nga:Mergim Rreci

Shorti për Kupën e Botës 2026 është hedhur, por orari sipas stadiumit dhe orës së ndeshjeve do të bëhet i qartë brenda 24 orëve pas shortit.

Megjithatë, është tashmë e qartë se në cilat data do të luajnë ekipet në grupet e ndryshme, poashtu ndeshja hapëse, transmeton GazetaBlic Sport.

11 qershori do të jetë ndeshja hapëse, kur kombëtaret e Meksikës dhe Afrikës së Jugut do të përballen me njëra-tjetrën.

Kjo përballje do të luhet në stadiumin ‘Azteca’, stadium ky që ka kapacitet prej 87.523 tifozëve.

/GazetaBlic Sport/