Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Dollc të Klinës, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Zëdhënësi theksoi se asnjë nga të lënduarit nuk ka pësuar lëndime serioze.
“Rreth orës 17:20 minuta policia është njoftuar për një aksident në Dollc të Klinës, magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtu në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, lëndimet nuk janë seriozë”, tha Gashi.


