Sporti

Prishtina 01 zhgënjen pas pjesës së parë, pëson 5 gola nga Riga

12/05/2025 19:15
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina 01 po humb me rezultat 5 me 0 pas pjesës së parë nga Riga.

Skuadra kosovare nuk ka treguar aspak paraqitje të mirë, duke pësuar pesë gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në futsall, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi po zhvillohet në “Komandas Sporta Spelu Halle” në Riga, kurse ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 3 me 3.

/GazetaBlic Sport/