Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka prezantuar platformën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka premtuar rritje ekonomike vjetore prej 7% dhe GDP prej 12–14 miliardë euro gjatë mandatit.
“Rritje të buxhetit nga 3.3 miliardë euro në 2025 në 6.1 miliardë në fund të mandatit katërvjeçar.
Pagat dhe pensionet do të rriten 31% në vitin 2026, me pagë mesatare 1,100 euro dhe pension 500 euro.
Investime kapitale që do të rriten mesatarisht 61% në vitin e parë dhe deri në 240% në vitin 2029.
Përkushtim ndaj sigurisë, zhvillimit ekonomik, mirëqenies, dhe integrimit në NATO dhe BE”.
Slogani i fushatës: “Krah Teje”, për rikthim të normalitetit dhe stabilitetit në vend.
Haradinaj theksoi se kombinimi i lidershipit vizionar, lista gjithëpërfshirëse dhe programi ekonomik janë baza për fitoren e AAK-së në zgjedhje.


