Sporti

RTK siguron të drejtën e transmetimit të Kupës së Botës

12/05/2025 17:23
nga:Mergim Rreci

Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar të drejtën e transmetimit të Kupës së Botës 2026.

Botërori mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada, nga 11 qershor deri 19 korrik 2026, transmeton GazetaBlic Sport.

“Të gjitha ndeshjet e FIFA Kupës së Botës 2026, vijnë në RTK dhe platformën TV Vala të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Kujtojmë që Kosova dhe Shqipëria janë në garë për të siguruar një vend në këtë kompeticion.

/GazetaBlic Sport/