FC Prishtina 01 luan sonte në Riga, nga një ndeshje me një epërsi minimale, por shumë të vlefshme, nga takimi i parë.
Skuadra nga Kosova është vetëm një hap larg historisë, ndërsa Riga Futsal Club kërkon përmbysjen para tifozëve të vet, duke ushtruar presion maksimal që nga minuta e parë.
Takimi zhvillohet sonte në “Komandas Sporta Spelu Halle” në Riga. Intensiteti pritet të jetë maksimal, pasi çdo gol mund të vendosë fatin e kualifikimit.
Prishtina hyn me besim të madh, por edhe me kujdes të shtuar, duke shpresuar të bëjë hapin e madh drejt tetë më të mirave në Evropë.


