Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pasi sot në nivel vendi janë betuar kryetarët e rinj të komunave, përfshirë edhe katër komunat veriore të vendit.
Zyra e BE-së ka thënë se e mirëpret dorëzimin pa probleme të mandateve tek kryetarët e rinj, përfshirë edhe të atyre në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një angazhimi konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagim.


